Një familje shqiptare, në pamundësi për të marrë fëmijët në emigrim në
Greqi, ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin, por është zbuluar nga
policia greke.
Kjo e fundit bëri të ditur dje se ka ndaluar në kufi një familje shqiptare të përbërë nga tetë persona, pesë prej të cilëve ishin fëmijë, ku fillimisht u dyshua se kishim të bënim me një linjë trafiku të miturish.
Burimet nga policia greke thanë se kjo makinë kishte tentuar të kalonte ilegalisht kufirin. Sipas tyre, mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar 55 vjeç. “Në makinë mësohet se ndodheshin një burrë, dy gra dhe pesë fëmijë të moshës 2-8 vjeç. Policia greke e ka pikasur mjetin në Kallpaq, pranë Kakavijës. Mësohet se mjeti kishte kaluar nga kufiri i gjelbër, ndërsa në Janinë i priste një tjetër person.
Sipas policisë, familja nuk kishte dokumentet e duhura, pasi ishin të pajisur vetëm me karta identiteti, kështu që do të kryhet riatdhesimi i tyre.
Top Channel