Juve, dëmtohet Giorgio Chiellini

12/04/2013 20:20

Giorgio Chiellini ka pësuar një dëmtim të lehtë në gju dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 15-20 ditë.

Qendërmbrojtësi i Juventusit u dëmtua në ndeshjen ndaj Bayern Munchen dhe në këtë mënyrë do të humbasë takimet me Lazion dhe Milanin.

Chiellini u përplas me Mandzukic në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve dhe nuk do të luajë dy sfida të rëndësishme në Serinë A.

Ndërkohë, Juventus ka mundur në një ndeshje miqësore ekipin modest të Lumezzane me rezultatin 3-2. Golat u shënuan nga Nicklas Bendtner (2) dhe Martin Caceres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA