Galatasaray, Terim skualifikohet 9 ndeshje

12/04/2013 04:55

Një ndëshkim shumë i rëndë është dhënë për trajnerin e Galatasaray-t, Fatih Terim, me plot 9 javë pezullim sa i përket kampionatit turk, për shkak të ofendimeve të lëshuara ndaj arbitrit të ndeshjes me Mersin-in, të fituar 3-1 me përmbysje nga “Galata”.

Një lajm i rëndë ky, që shokon ekipin kryesues në Superligën turke, teksa trajneri më i suksesshëm i Turqisë do të mungojë për 6 javët e mbetura në këtë sezon, si dhe 3 të parat e sezonit të ardhshëm.

Ndërsa dy ndihmësit, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq gjatë ndeshjes, janë skualifikuar me 2 dhe 1 javë secili. Një javë e errët kjo për Terim, pasi në mesjavë u eliminuan edhe nga Champions League, pavarësisht fitores 3-2 me Real Madrid në Stamboll, në turin e çerekfinaleve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA