I frikësuar nga shpirtërat e ndodhura në varrezat pranë një aeroporti, një besimtar ortodoks hebre u mbështoll nga koka tek këmbët me një shtresë plastmasi të puthitur, në të cilat kishte lënë vetëm disa vrima të vogla për të marrë frymë.
Fotografia, e realizuar nga disa bashkëudhëtarë të tjerë, u publikua ditën e premte në disa prej mediave ndërkombëtare, të befasuara nga besimi i çuditshëm i hebreut, i veshur me veshjen karakteristike të zezë dhe dy bishtat e zgjatur të flokëve pranë veshëve të besimit hebre.
Ortodoksët hebrenj nuk duhen ngaterruar me besimin e ortodoksisë që mbizotëron në Europën Lindore dhe është një prej tre besimeve kryesore edhe në vendin tonë.
Ky term i referohet atyre hebrenjve që qëndrojnë në ata që ata besojnë rrugën e parë, duke ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e Dhiatës së Vjetër, Torase dhe Kabalase (dy te fundit libra te shenjte hebrenj) dhe në këtë kuptim, ata kanë ndryshime thelbësore me izraelitët e tjerë që ndjekin judaizmin.
Personi i fotografuar brenda “thesit” plastik konsideron veten një pasardhës i levitëve, që sipas Biblës janë të përzgjedhurit e Zotit për të shërbyer si priftërinj te popullit te zgjedhur izraelit.
Pamje e aeroportit nderkombetar “Ben Gurion” ne Tel Aviv. Pikat e kuqe, vendet ku ndodhen disa varreza te qytetit
Në besimin e tij, fluturimi pranë varrezave mund të shkaktojë kontakt me shpirtrat e të vdekurve, duke e bërë të papastër.
Plastmasi i shërbente besimtarit, në vlerësimin e tij, për të shmangur këtë rrezik në një fluturim drejt Tel Avivit, kryeqytetit të Izraelit, pranë të cilit ndodhen edhe disa prej varrezave kryesore të qytetit.
Top Channel