F1, Vettel: E dimë se çfarë duhet të bëjmë

12/04/2013 15:30

Sebastian Vettel pranoi se nuk është i kënaqur nga vendi i dhjetë në provat e lira të Cmimit të Madh të Kinës, por shtoi se ka besim tek Red Bulli i tij.

“Ishte një ditë e vështirë për ne. Pata disa probleme dhe distanca me vendet e para është pak e madhe”, deklaroi piloti gjerman.

“Ka 2-3 aspekte ku duhet të punojmë për të qenë gati për provat zyrtare. E dimë se çfarë duhet të bëjmë”, theksoi Vettel, tre herë kampion bote.

Duke folur për gomat, piloti i Red Bull tha: “Në provat zyrtare është e qartë që duhen përdorur të butat. Ato të sigurojnë shpejtësi.”

Top Channel