Champions, shorti shmang “klasiket”

12/04/2013 12:50

Një finale e gjitha spanjolle apo gjermane në Champions League është e mundur, pasi shorti i mbajtur mesditën e premtes në Zvicër shmangu derbet kombëtare.

Në sfidën e parë të prodhuar nga goglat, Bajerni i Mynihut do të sfidojë Barcelonën, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në “Allianz Arena”.

Brenda do të luajë në gjysmëfinalen e vajtjes edhe gjermania e dytë, Borusia e Dortmundit, e cila “peshkoi” Realin e Madridit, skuadrën që la pas në fazën e grupeve, pas një fitoreje dhe një barazimi në ndeshjet direkte.

Gjithashtu, në Zvicër u mbajt edhe shorti për gjysmëfinalet e Europa League, ku bie në sy fakti se të katërt ekipet e “mbijetuara” i përkasin shteteve të ndryshme.

Kështu, Fenerbahçe e Benfica do të përplasen kokë më kokë për një biletë të finales së Amsterdamit, ndërsa Chelsea, fituesja e fundit e Champions League, pati një short në dukje më të lehtë, ndaj zviceranëve të Bazelit.

Ndeshjet gjysmëfinale të Champions do të zhvillohen në datat 23-24 prill (një ditë më pas për Europa League) dhe 30 prill e një maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA