Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Thonë se disa lidera lindin të mëdhenj, ndërsa të tjerë bëhen. Megjithatë, sipas një studimi, kjo thënie nuk është e vërtetë, pasi të gjithë thjesht lindin.
Kërkuesit e një shkolle ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryen një studim, në të cilin arritën në përfundimin se aftësitë të domosdoshme për të drejtuar në mënyrë të suksesshme një komb varen nga një gjen, i quajtur prej tyre si “gjeni i liderit”.
Një gjen i tillë është përgjegjës për aftësitë e shtuara organizuese, një kujtesë të fortë dhe shpejtësi mendimi, që e bëjnë një burrë shteti të marrë vendimet e duhura në momentin e duhur.
Sipas kërkuesve të “West Point”, ndonëse zgjuarsia nuk kushtëzohet nga një gjen i tillë, aftësitë logjike dhe formimi i një personi janë më të lehtë të arrihen me pasjen e këtij gjeni.
Aftësitë e sipërmendura, u analizuan nga kërkuesit, mbi bazën e një kampioni prej 103 oficerësh, të cilët në mënyrë vullnetare, pranuan që të kryenin një seri ushtrimesh dhe të intervistoheshin, ndërsa një skaner i sofistikuar fotografonte pjesë të ndryshme të trurit të tyre.
Një gjen i tillë lidershipi, sipas kërkuesve, ka ndihmuar për të arritur sukses të madh edhe për shumë sportistë elitarë, muzikantë, bankierë apo agjentë të bursës.
Top Channel