Renditja e FIFA-s, ngjitje rekord e kuqezinjve

11/04/2013 00:00

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Xhani De Biazi ka bërë ngjitje
rekord në renditjen e FIFA-s për muajin prill, duke u renditur për herë
të parë në vendin e 48 me 596 pikë.

Dy fitoret e fundit, ajo me Norvegjinë në Oslo dhe miqësorja me Lituaninë në Tiranë i kanë dhënë mundëinë kuqezinjve të ngjisin 16 shkallë në renditje. Përfaqësuesja jonë mban vendin e dytë në eleminatoret e botërorit Brazil 2014 dhe gjendet 2 pikë larg Zvicrës kryesuese.

Ndërkohë vendi i parë në renditjen e fifas vazhdon të mbahet nga kombëtarja spanjolle, e cila ka 110 pikë më shumë se kombëtarja gjermane e cila mban vendin e dytë. Supriza e renditjes së prillit është Kroacia e cila është ngjitur në vendin e 4, ndërsa Anglia dhe Italia kanë zbritur nga 3 shkallë duke u renditur respektivisht në vendin e 7 dhe të 8.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA