Identifikohet kufoma e gjetur në Vjosë
11/04/2013 00:00
Policia e qytetit jugor të Tepelenës ka zbardhur në orët e fundit identitetin e një kufome të gjetur më herët në lumin Vjosë.
Sipas burimeve policore lokale, kufoma i përket shtetasit Argent Shehu, zhdukja e të cilit ishte denoncuar rreth një javë më parë nga familjarët.
Burimet shtojnë se kufoma e 23-vjeçarit është identifikuar nga motra e tij, në morgun e spitalit të qytetit.
Top Channel