Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Skeda grafike më pak përcjellëse të energjisë dhe kompjutera me konsum
të kontrolluar. Janë këto disa nga masat në favor të efikasitetit
energjitik, të sapoprezantuara në direktivën Ecodesign nga ekspertët e
Brukselit.
Thënë ndryshe, legjislacioni i BE, që prej 2005-ës po dikton standartet për aparatet elektronike, duke integruar kriteret për mbrojtjen e ambjentit në projektimin e televizorëve, kompjuterave, celularëve, etj.
Objektivat e rinj për kompjuterët, që do të hynë në fuqi nga viti 2014 dhe që do të mund të rishikohen në 2017-ën, për të lehtësuar konsumin elektronik evropian me 15 terawattora (TWH) energji dhe 6 milionë tonelata CO2 të emetuara çdo vit nga sektori në fjalë.
Janë caktuar tashmë nga ekspertët e BE, në pritje të votimit nga Parlamenti Evropian, objektivat e konsumit energjitik, që duke filluar nga 2014-a do të ngrihen me 10-20 për qind krahasuar me ata të propozuar më parë. Në veçanti, skedat grafike do të konsumojnë 10 për qind më pak.
Top Channel