Fitorja në Londër nuk mjafton, Atletico eliminon Tottenhamin dhe bëhet gati për ‘derbin’ spanjoll me Barcelonën në çerekfinale
Disa prej klubeve më të rëndësishme europiane janë duke ndjekur me kujdes konfliktin e mundshëm midis Realit të Madridit dhe Casillasit, me qëllim që të bëjnë për vete shërbimet e 32-vjeçarit.
Sipas të përditshmes sportive “AS”, marrëdhënia e kapitenit me trajnerin Mourinho ka degraduar në mënyrë të vazhdueshme dhe nëse portugezi do të konfirmohet në stol edhe sezonin e ardhshëm, largimi i Casillas mund të jetë i pashmangshëm.
Arsenali, që po përgatit një projekt ambicioz dhe një merkato, ku për herë të parë në shumë vjet planifikon të shpenzojë shuma të mëdha, është i pari që ka bërë gati 20 milionë euro.
Përveç “topçinjve”, në Premier League janë disa klubet që po ndjekin me shumë interes pozicionin e Casillas, si Manchester City e Liverpool.
Megjithatë, nëse Casillas do të jetë në shitje, Paris SG nuk pritet të qëndrojë indiferent, duke përgatitur edhe ai, nga ana e tij, një superofertë.
Top Channel