Buffon: Juve, mes 8 më të mirave

11/04/2013 16:40

“Juventusi është mes 8 skuadrave më të mira të Europës. Ky është një fakt dhe baza nga ku duhet të nisemi për tu përmirësuar edhe më shumë.”

Kjo është analiza që i bën Gianluigi Buffon eliminimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampioneve pas dy humbjeve 2-0 ndaj Bayern Munchen.

Pas ndeshjes, kapiteni i bardhezinjve kishte thënë: “Na mungon diçka krahasuar me skuadrat më të mira europiane. Dhamë maksimumin tonë, por kishim përballë një skuadër shumë të kompletuar dhe pothuajse pa asnjë defekt. I kanë të gjitha mundësitë për të fituar Champions-in.”

“Bayern Munchen është skuadër atletike, e shpejtë, teknike dhe me eksperiencë. Nuk i mendoja kaq të fortë”, theksoi Buffon.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA