Begaj: Ndjesë që ju zhgënjeva

11/04/2013 00:00

Romela Begaj ka kërkuar falje publike për mosmarrjen e medaljes së artë në Europianin, që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

“Ndodhi sepse ishte një emocion i madh. Isha para përgjegjësisë dhe i kërkoj falje publikut shqiptar. Isha e përgatitur për medalje të artë, jo se nuk do ta marr, se së shpejti ka gara. I kërkoj falje publike trajnerit tim dhe Luan Shabanit, që më kanë ndihmuar gjithë këto kohë dhe nuk arrita ta merrja në këtë Europian medaljen e artë”, tha Begaj.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka falendëruar 2 peshngritësit shqiptar, të cilët morën 6 medalje, 1 ari, 1 argjendi dhe 4 bronzi në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.
Gjatë takimit me Daniel Godellin dhe Romela Begajn, Basha deklaroi se mbështja e Bashkisë së kryqytetit për sportistë të talentuar nuk do të mungojë dhe në të ardhmen.

“Kemi pranë nesh kampionët tradicionalë të kësaj fushe, të cilët kanë nderuar vendin, flamurin kuqezi me arritjet e tyre dhe me medaljet që kanë merituar. Jam krenar që kjo ndodh në kushtet e një mbështetje të vazhdueshme për këtë sport nga Bashkia e Tiranës, mbështetje e cila konkretizohet hap pas hapi dhe do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt në vijim, në mënyrë që edhe sporti i peshëngritjes të njohë maja të tjera”, tha Basha.

Kryetari i Bashkisë takoi edhe skuadrën e volejbollit të Tiranës, e cila e mbylli sezonin me 2 trofe, titullin kampion dhe fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Top Channel