Mbesa e Onassis shet ishullin Skorpios
10/04/2013 00:00
Mbesa e magnatit legjendar grek Aristotel Onassis, Athina Onassis
vendosi që t’ia shesë ishullin e Skorpios nje miliarderi rus. Lajmi u bë
i ditur nga “GreekReporter”, duke cituar burime të gazetarëve.
Ishulli privat u ble nga gjyshi i Athinasë në vitet ’60. Deri më sot ajo ishte pronarja e vetme.
Në këtë ishull Onassis, më 20 tetor 1968, u martua me ish-zonjën e parë të SHBA-së Jacqueline Kennedy, ceremoni që e bëri Skorpios të njohur ndërkombëtarisht.
Top Channel