Malaga: Dyshojmë tek Platini

10/04/2013 15:10

“Dyshojmë tek Platini dhe tek të gjithë ata që janë të përfshirë në UEFA. Jemi Malaga dhe jo Real Madrid e për këtë arsye është e lehtë të bëhen këto gjëra ndaj nesh.”

Këto janë fjalët e Joaquin Sanchez, mesfushorit të Malagas, pas eliminimit të ekipit spanjoll në “Signal Iduna Park”. Borussia Dortmund fitoi 3-2 kur në minutën e 90 e shihte veten në disavantazh 1-2, por goli i tretë i Santana duhej anulluar dy herë për pozicion jashtë loje të lojtarëve verdhezinj.

Sulmuesi Roque Santa Cruz deklaroi: “Shohim golin e tretë dhe trishtohemi edhe më shumë. Duhej ndaluar loja pas krosimit të parë dhe në prekjen e fundit të topit nga Santana sepse kishte gjithsej 4 lojtarë në pozicion jashtë loje.”

Ndërsa pronari i Malagës, sheiku Abdullah Al Thani, shkoi edhe më tej duke e akuzuar UEFA-n për racizëm. Ai shkroi në Twitter: “Ky nuk është futboll, por racizëm. Shpresoj që UEFA të nisë një hetim për këtë eliminim të turpshëm të një ekipi spanjoll. Jam i trishtuar që skuadra ime u largua nga Champions League në një mënyrë kaq të padrejtë dhe raciste.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA