Ibra: Messi, talent i pastër

10/04/2013 15:35

Zlatan Ibrahimovic, në një intervistë për CNN, ka theksuar edhe një herë tjetër se sipas mendimit të tij, futbollisti më i mirë në botë aktualisht është Leo Messi.

“Messi është talent i pastër, ndërsa Cristiano Ronaldo është fryt i stërvitjes”, deklaroi sulmuesi suedez i PSG, skuadër e cila do të ketë përballë mbrëmjen e sotme pikërisht Barcelonën e Messit në kuadër të çerekfinaleve të Champions League.

Kur u pyet për trajnerin më të mirë që ka pasur, Ibra zgjodhi dy: Fabio Capello dhe Jose Mourinho. 31-vjeçari deklaroi gjithashtu se transferimi i David Beckham tek PSG do e ndihmojë atë si brenda ashtu edhe jashtë fushe.

“Beckham tërheq shumë vëmendje mediatike dhe kjo është një gjë e mirë për mua sepse tani jam më i qetë. Më kishin thënë se në Paris mund të shëtisja i qetë, më kishin thënë se njerëzit nuk të ngacmojnë, por nuk ka qenë aspak kështu. Është shumë stresuese sepse gjithmonë më ndiqnin nga pas, por tani është Beckham që kërkohet dhe unë mund të luaj i qetë futboll”, shpjegoi ish-lojtari i Barcelonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA