F1, Red Bull: Jo më urdhra skuderie

10/04/2013 20:05

Pas luftës së brendshme në skuderinë Red Bull që shpërtheu gjatë Cmimit të Madh të Malajzisë, ku Vettel parakaloi Webber edhe pse i ishte urdhëruar të mos e bënte diçka të tillë, skuderia austriake ka vendosur që të mos ketë më urdhra të tilla gjatë një gare dhe pilotët të luftojnë “pa mëshirë” me njëri-tjetrin.

“Kurrë më nuk do të japim urdhra për pilotët tanë”, deklaroi për ‘Sport Bild’ drejtori sportiv i Red Bull, Helmut Marko.

Ai deklaroi se episodi i garës malajziane dhe qëndrimi i pilotëve në podium e kanë nevrikosur tej mase pronarin e Red Bullit, Dietrich Mateschitz, i cili është shprehur qartë se episode të tilla nuk duhen përsëritur më.

Gjithsesi, duket se Marko ka një pilot të preferuar dhe ky është gjermani Sebastian Vettel: “Kemi dy pilotë të cilët pilotojnë për ne prej katër vitesh. Gjatë këtyre viteve Vettel ka dalë një herë nënkampion dhe tre herë kampion. Numrat flasin vetë. Nuk ka arsye për të menduar se gjërat do të ndryshojnë tani.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA