5 familje ne fshatin Xibrrakë në rrethin e Elbasanit jetojnë çdo ditë me frikën e shembjes së banesave të tyre.
Rreshqitja masive e tokes ne kete zone e ka bere te pamundur jetesen dhe çdo lloj aktiviteti bujqesor.
Çarjet e tokes ketu kane nisur qe ne vitin 2005, por siç shprehen banoret, perveç premtimeve elektorale, asnje mase nuk eshte marre per evakuimin e tyre dhe gjetjen e nje strehe.
Edhe pse jane vetem 5 familje komuna e ka te pamundur t’u siguroje atyre nje strehe, ndersa ankesat drejt institucioneve qendrore kane mbetur gjithmone pa nje pergjigje.
Kushtet e veshtira ekonomike kane bere qe vetem te familje te mund te largohen me mundesite e tyre, ndersa te tjeret jane ne pritje, derisa banesat e tyre te kthehen ne germadha dhe ndoshta t’u rrezikojne edhe jeten.
Top Channel