Peshëngritje, Shqipëria shton ambiciet

09/04/2013 15:45

Ecuria e mirë e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë duket se ka rritur ambiciet e Federatës Shqiptare e cila tashmë kërkon të jetë organizatorja e një botërori në këtë sport.

Elez Gjoza, presidenti i Federatës, theksoi: “Besoj se shumë shpejt Shqipëria mund të organizojë një botëror peshëngritjeje.”

Rezultatet e sportistëve shqiptarë

Dy peshëngritësit shqiptarë, Arbër Çerçizi dhe Anxhelo Shabani, kanë zënë vendin e tretë dhe të katërt në kategorinë B për peshën trupore 56 kilogramë për meshkuj.

16-vjeçari Arbër Çerçizi e ka mbyllur me 100 kg në shkëputje dhe 117 kg në shtytje, çka ka bërë që në dygarësh ai të arrijë 217 kg, ndërsa 17-vjeçari Anxhelo Shabani e ka mbyllur me 95 kg në shkëputje dhe 105 kg në shtytje, çka ka bërë që në dygarësh ai të arrijë 200 kg.

Ndërkohë, italiania Xheni Paljaro është kampionia e parë e europianit që zhvillohet në Tiranë. 25-vjeçarja fitoi duelin me sportisten nga Azerbajxhani Angelova, duke i rrëmbyer kësaj të fundit dhe medaljen e artë në peshën 48 kg.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA