F1, Massa: Ferrari do të luftojë për titullin

09/04/2013 21:45

Felipe Massa, pas dy garave të zhvilluara në botërorin e Formulës 1, shprehet se Ferrari është një nga skuderitë që do të luftojë deri në fund për titullin kampion.

“Kanë kaluar vetëm dy gara, por kam një parandjenjë të mirë. Janë më shumë se dy skuderitë që mund të luftojnë për titull dhe skuderia jonë është një nga këto”, deklaroi piloti brazilian, i cili nuk i është afruar fitores në dy garat e para.

“Edhe pse nuk kam fituar, sinjalet janë të mira. Kemi një ritëm gare të shkëlqyer dhe tani duhet të përmirësohemi javë pas jave”, theksoi Massa, i cili siguroi tifozët e “Kokëkuqes” se janë gati për garën e Kinës.

“Pas punës që është bërë në fabrikë dhe në simulator, jemi gati për pistën e Shangait. Do të kemi të reja që do ndihmojnë në përmirësimin e njëvendëshes sonë. Personalisht shpresoj që të arrij të paktën podiumin”, përfundoi Massa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA