Sherr mes Gallianit dhe tifozëve të Fiores

08/04/2013 00:00

Nxjerrja me karton të kuq të mbrojtësit Tomovic në ndeshjen Fiorentina-Milan në minutën e 39-të të takimit u shoqërua me incidente në tribunën vip të stadiumit “Artemio Franki”.

Tifozët vjolë të pranishëm në këtë sektor, ku ndodhej edhe administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, kanë shfryrë zemërimin e tij kundër përfaqësuesit të kuqezinjve. Gjithcka ka nisur më fjalë mes dy tifozëve të Fiorentinës dhe Gallianit e truprojave të këtij të fundit.

Tifozët kanë goditur me monedha dhe sende të tjera të forta ndaj tyre, e për pasojë është plagosur lehtë në sy njëri prej truprojave të administratorit të Milanit. Është dashur ndërhyrja e kryebashkiakut të Firences për të qetësuar situatën.

Në përfundim të ndeshjes, klubi vjolë i ka kërkuar falje Milanit dhe Gallianit, megjithatë duke nënvizuar në deklaratën për mediat se sjellja e administratorit të kuqezinjve nuk ishte e hijshme karshi tifozëve.

Fiorentina deklaroi se ka nisur hetimet dhe premtoi dhe se po shikon më vëmendje të gjitha pamjet filmike. “Nëse nga këto pamje, fajtor për nisjen e zënkës del ndonjë nga tifozët tanë, ne premtojmë se fajtori apo fajtorët nuk do të shkelin më në stadium”, thuhet në deklaratën e Fiorentinës.

Galliani reagoi ditën e hënë duke u kërkuar drejtuesve të Fiorentinës të zbardhin foton që mbante në duar një djalosh i ekipit zinxhir të vjolëve që ndodhej në tribunën vip. Sipas mediave italiane, i riu mbante në duar një foto të “Xhaxhi Festerit”, një personazhi të Familjes Adams që shumë tifozeri kundërshtare të Milanit e përdorin kundër Adriano Gallianit.

          Fester nga një realizim klasik i filmit Familja Adams

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta