PSG, Ibra: Të shkruajmë historinë

08/04/2013 00:00

Zlatan Ibrahimovic po e pret me padurim çerekfinalen e dytë të Ligës së Kampioneve mes PSG dhe Barcelonës. Jo vetëm sepse me katalanasit kaloi një sezon jo të kënaqshëm, por edhe për faktin se ka mundësinë për të shkruar historinë me klubin francez ku luan aktualisht.

Sulmuesi suedez është i ndërgjegjshëm që kalimi më tej në Champions është shumë i vështirë, por njëkohësisht mendon se është rasti që një klub si PSG të bëhet i famshëm.

“Do të jetë një sfidë e madhe për ne, por mendoj se ka ardhur koha të bëjmë historinë”, theksoi Ibra për ‘Globoesporte’.

Ish-lojtari i katalanasve u largua me polemika nga Camp Nou edhe pse atë sezon Barcelona arriti të fitojë kampionatin edhe falë golave të tij. Ibra pati konflikte me teknikun Pep Guardiola, konflikte të cilat çuan në largimin e tij drejt Milanit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta