Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta… Policia është detyruar të reagojë pas 20 orësh për incidentet e rënda dhe shoqërimin e disa tifozëve të Tiranës në komisariatin numër 1 të kryeqytetit, ndërkohë që për asnjë moment nuk shprehet për dhunën e pretenduar nga tifozeria bardheblu.
“Gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Tirana-Skënderbeu shërbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e 11 personave që mbanin me vete sende të ndaluara në tribunat e stadiumit ku është gjetur se gjatë pjesës së parë të ndeshjes janë hedhur lëndë piroteknike fishekzjarre e tymuese lotuese që kanë krijuar probleme për rendin publik në stadium. Shtetasve të shoqëruar u janë sekuestruar një dorezë metalike, një thikë, 29 fishekzjarre të bashkuara në kallëpe 3 dhe 6 gati për t’u hedhur në fushë, janë bllokuar dy tymuese lotuese të cilat janë të ndaluara dhe mund të sjellin pasoja në stadium dhe për rendin publik”, deklaroi Arben Nasufi, Asistent i Drejtorit të Policisë së Tiranës.
Ndërkohë, nëpërmjet një deklarate për shtyp, grupimi i tifozëve të Tiranës “Tirona Fanatics” ka denoncuar dhunën e Policisë së Shtetit gjatë ndeshjes me Skënderbeun, duke nënvizuar se kjo dhunë ka qenë sistematike edhe më parë, por të dielën ajo u bë masive ndaj dhjetëra tifozëve bardheblu. Sipas kësaj deklarate, tifozët bardheblu, pasi e kanë vlerësuar si të tepruar, të panevojshme dhe të pajustifikuar veprimin e forcave të rendit, kanë pohuar se një pjesë e mirë e të dhunuarve brutalisht janë tifozë ende jo në moshë madhore.
Sipas këtij grupimi, është i pashpjegueshëm shkaku i kësaj dhune të forcave të rendit, ndërkohë që mohojnë kategorikisht se gjatë mbështetjes së skuadrës së Tiranës të ketë patur ofeza politike. Po në këtë deklaratë thuhet se, tifozët janë dhunuar brenda në stadium, më pas gjatë shoqërimit të tyre deri në furgonat e policisë, jashtë stadiumit, si dhe gjatë rrugës drejt Komisariatit numër 1. Pas këtij sulmi policia ka mbyllur dyert e stadiumit “Qemal Stafa”, duke lënë të ngujuar pjesën tjetër të tifozëve që kërkonin të dilnin nga stadiumi.
Ndërkohë, është i pashpjegueshëm indiferentizmi i drejtuesve të klubit të Tiranës. Kohët e fundit drejtuesit e Tiranës kanë kërkuar me çdo kusht mbështetjen e tifozëve bardheblu, mbështetje që nuk ka munguar këto kohë të vështira për skuadrën. Por po mbushet një ditë e plotë dhe klubi nuk ka bërë asnjë deklaratë për shtyp në mbështetje të tifozëve të tij, madje edhe futbollistëve iu është ndaluar komentimi i ngjarjeve.
Top Channel