
Cmimi i Madh i Katarit, gara e parë sezonale e Moto GP-së për këtë sezon, është dominuar krejtësisht nga spanjolli Jorge Lorenzo me Yamaha, por lajmi është rikthimi i Valentino Rossit, i cili arriti një vend të dytë pas një rekuperimi fantastik që kujtoi kohërat e vjetra për kampionin italian.
Lorenzo fitoi me lehtësi duke treguar se ai është favoriti kryesor për të fituar sërish titullin kampion, por shoku i tij i skuadrës do të jetë rreziku kryesor për të, duke rikthyer kështu rivalitetin e ashpër në gjirin e Yamaha-s.
Në vend të tretë përfundon garën debutuesi Marc Marquez me Honda, i cili lë prapa Dani Pedrosën, shokun e tij të skuadrës. Crutchlow dhe Bautista zënë pozicionin e pestë dhe të gjashtë.
Në vend të shtatë dhe të tetë presin vijën e finishit dy pilotët e Ducati, Andrea Dovizioso dhe Nicky Hayden.
Top Channel