Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
Leo Messi është stërvitur i veçuar nga grupi ditën e dielë, por mendohet se do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Paris Saint Germain ditën e mërkurë.
Ylli argjentinas pësoi një dëmtim të lehtë muskular në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve duke u zëvendësuar pas pjesës së parë dhe stafi teknik i Barcelonës mendon ta përdorë atë vetëm në rast emergjence.
Me barazimin 2-2 në Paris, Barça shpreson që të mos ketë nevojë për katër herë fituesin e Topit të Artë për të mos e rrezikuar tani që vjen pjesa e fundit e sezonit, aty ku luhen trofetë e rëndësishëm.
Vetë Messi ka shkruar në rrjetet sociale: “I lumtur për rikthimin e Abidal dhe për fitoren (5-0 ndaj Mallorca, të shtunën). Barça ishte shumë më superiore. Unë po punoj për rekuperimin sa më të shpejtë. Jam mirë.”
Top Channel