Barcelona kërkon ta mbajë përgjithmonë Rashford, por 14 milion euro në vit janë shumë për ta…
Reali i Madridit nuk ndalet në kampionatin spanjoll duke shënuar një tjetër fitore.
Në “Santiago Bernabeu”, skuadra e drejtuar nga Murinjo shkatërroi Levanten me rezultatin 5-1 dhe ngjitet në kuotën e 65 pikëve. Ishte skuadra valenciane ajo që shënoi e para në këtë ndeshje me Michel Herrerën në minutën e 30 të pjesës së parë.
Reali i Madridit reagoi dhe e gjeti shumë shpejt golin e barazimit me Gonzalo Higuain. Kaq mjaftoi për skuadrën merenges që pa u mbyllur mirë pjesa e parë përmbysi rezultatin me Kaka’, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë, Murinjo hodhi në fushë Ronaldon dhe Ozilin dhe këtu historitë e ndeshjes u mbyllën. Madrilenët morën totalisht lojën në kontroll, por i konkretizuan sulmet e tyre vetëm në 6 minutat e fundit. Ronaldo nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve dhe i çoi shifrat në 3-1, ndërkohë që Ozil mbylli spektaklin e Realit të Madridit duke shënuar golin e katërt dhe të pestë.
Këtij rezultati Barcelona iu përgjigj në mbrëmje vonë duke mundur 5-0 skuadrën e Mallorca në “Camp Nou”. Edhe pse mungonte Messi, ishte Cesc Fabregas ai që e zëvendësoi më së miri yllin argjentinas duke shënuar plot 3 gola.
Dy golat e tjerë të takimit u shënuan nga Alexis Sanchez. Për tu shënuar në këtë ndeshje ishte edhe rikthimi në futboll pas 402 ditësh i Eric Abidal, mbrojtësit francez i cili i mungonte skuadrës për shkak të një transplanti të mëlçisë.
Top Channel