Librazhd, tjetër automjet bie në Shkumbin

07/04/2013 10:50

Një tjetër makinë e cila udhëtonte nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit ka përfunduar në ujërat e lumit Shkumbin mëngjesin e sotëm, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

Automjeti doli nga rruga tek vendi i quajtur Ura e Murrashit dhe ra në lume, por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e një patrulle policie, e cila rastësisht u gjend në vendngjarje, që ka bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të dy personave.

Cifti i ri Fatbardh dhe Elona Dashi, përkatësisht 26 dhe 24 vjeç, të cilët udhëtonin me mjetin me targa AA 125 DC, janë dërguar në spitalin rajonal të Librazhdit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i sotëm vjen dy ditë pasi në të njëjtin vend një tjetër mjet ra në ujërat e lumit Shkumbin, ku gjetën vdekjen burrë e grua.
 
Ende nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit të sotëm, por sa herë që ka reshje kjo rrugë bëhet problematike si pasojë e rrëshkitjeve dhe rënies së gurëve sidomos në kthesën e Murrashit, ku janë shënuar edhe dy aksidentet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA