
Semundja e Parkinsonit ka avancuar ne vendin tone, duke prekur shume
edhe moshat e reja 26-30 vjec. Sipas studimeve te kryera, 2 ne 100
persona rezultojne te prekur nga kjo semundje e cila demton personin
duke i shkaktuar paralize te gjymtyreve dhe demtim te trurit.
“Sëmundja e parkinsonit është një sëmundje që hyn në grupin e sëmundjeve degjenerative të trurit. Truri degjeneron dhe për këtë rezultat shfaqen defekte në lëvizje, shfaqen defekte edhe në të menduar të atyre gjërave që kanë të bëjnë më arsyetimin, me kujtesën, që kanë të bëjnë me një veprimtari të jetës së përditshme. Eshtë një sëmundje, e cila prek kryesisht moshat mbi 60 vjeç, por janë vënë re raste me këtë sëmundje edhe në moshat rreth 30 vjeç, biles ne kemi patur raste edhe 26 vjec”, thotë Mira Rakacolli, mjeke neurologe.
Shifrat e larta ne vendit tone krahasuar me vende te tjera lidhen jo vetem me gene e trashëguara, por dhe nga faktore te jashtem.
“Nuk prodhohet sa duhet nga trupi një mediator që quhen dopaminë dhe trajtimi i parë i kësaj sëmundje është zëvendësimi i këtij mediatori. Pacienti trashëgon më tepër mundësinë për ta shfaqur sëmundjen dhe nëqoftëse se ajo shfaqet varet nga shumë edhe nga prezenca e faktorëve të jashtëm, që mund të jenë faktorë që kanë të bëjnë me stresin, ato faktorë që kanë të bëjnë me përdorimin e ushqimeve, që janë të trajtuara shumë me herbicide, me pesticide, apo edhe me praninë e helmeve në ambientin e jashtëm”, thotë ekspertja.
Sipas Rakacollit, nese semundja trajtohet mire permireson ndjeshem me cilesine e jetes se pacientit. Por ne vendin tone vetem para nje viti eshte bere i mundur rimbursimi i medikamenteve qe trajtojne kete semundje, pasi ka kosto te larte.
Ne nje takim zhvilluar nga Shoqata e Neurologjise, me mjeke te njohur te neurologe dhe neurokiruge ,ministri i sapo emeruar Halim Kosova garantoi mbeshtetjen e tij per te zhvilluar me tej diagnostikimin e hershem, por dhe menyrat e trajtimit.
Top Channel