Rregullat për sigurinë në punë, veçanërisht në ndërtim, nuk u ka shpëtuar edhe një kompani prestigjoze si “Apple”, që do të ndërtojë bazën e saj të re.

Deri këtu asgjë e veçantë, por gjithçka ndryshon kur zbulohet se kostoja për realizimin e selisë qëndrore të “mollës së kafshuar” shkon nga 3 deri në 5 miliardë dollarë.

Shifra në fjalë i ka bërë përshtypje edhe vetë kompanisë së themeluar nga Steve Jobs dhe natyrisht aksionerëve të saj.

Shpenzimet e reja, të komunikuara nga disa “spiunë” për rrjetin informativ Bloomberg, e bëjnë shtëpinë e re të “Apple” më të shtrenjtën në Shtetet e Bashkuara.

Madje, kostoja e saj kalon edhe atë të selisë së re të World Trade Center, që po ngrihet në Nju Jork mbi themelet e kullave të vjetra, me një çmim prej 3.9 miliardë dollarë.

Projekti u prezantua për herë të parë nga vetë Steve Jobs, nga fundi i pranverës së vitit 2011, pak muaj para vdekjes, i përshkruar si një anije kozmike.

Struktura në formë unaze, që do të realizohet kryesisht me xhama të errët, të kujton anijen e vitit 2001 Odissea në hapësirë dhe është konceptuar në shërbim të ambjentit.

Furnizimi me energji elektrike do të bëhet me panele diellore të vendosura në të gjithë sipërfaqen e çatisë, 65 mijë metra katrorë në gjendje të gjenerojnë 8 megawatt energji, e barazvlefshme me nevojën e 4 mijë banesave, si dhe me mullinjtë me helika që do të vendosen në të gjithë kampusin.

Struktura do të jetë e zhytur në 71 hektarë jeshillëk, sipërfaqe e barabartë me 130 fusha futbolli, dhe do të mobilohet me rreth 6 mijë pemë të reja e mjete transporti që do të përdoren nga punonjësit dhe që do të zhduken në rrugët që çojnë nëpër parkingje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA