Marc Marquez, pilot i Honda-s, ka siguruar vendin e parë në seancën e tretë të provave të lira për MotoGP, në Katar, me kohën 1:56.084, duke befasuar me vetëm 1 të mijtat e sekondës kampionin e botës në fuqi, Jorge Lorenzo, me Yamaha.
Ndjekin më pas Crutchlow (.242), Rossi (.332) dhe Dovizioso (.333). Nënkampioni i vitit të kaluar, Dani Pedrosa ka zënë vetëm vendin e 6-të (.418), përpara Bautista-s me Honda, Hayden me Ducati dhe Smith me Yamaha. Gjermani Bradl renditet i dhjeti, e pas tij dy Ducati radhazi, ato të Iannone-s dhe Spies.
Lojërat po bëhen gjithnjë e më të vështira në Katar. Marquez argëtohet, duke luajtur rolin e nxënësit “shejtan”, i cili në ditët e para të shkollës shkon menjëherë të sfidojë profesorët, me shakara të rënda. Dhe ia ka arritur, pavarësisht se vetëm me 1 të mijtat e sekondës, përpara kampionit Lorenzo.
Gara e parë e botërorit të MotoGP do të zhvillohet në Katar, të dielën më 7 prill, ora 21:00, ndërsa provat zyrtare të shtunën më 6 prill, ora 20:00.
Top Channel