Gjatë qendrimit të saj në Shqipëri, kryeparlamentarja zvicerane, May Graf, e shoqëruar nga deputetë të parlamentit të Zvicrës dhe ambasadori i Zvicrës në Tiranë, vizitoi fabrikën e vajit të ullirit ‘Shkalla’ ku vlerësoi teknologjinë dhe cilësinë e prodhimit të kësaj fabrike.
Fabrika ka përfituar nga projekte të subvencionuara nga qeveria e Zvicrës si ai i ‘Institutit të Kërkimeve Bio’ e cila prej kohësh jep asistencë teknike për fermerët shqiptare me qëllim kthimin e produkteve të tyre nga konvencionale në prodhime bio.
Po ashtu fabrika e cila operon prej vitesh në tregun shqiptar, është certifikuar nga instituti ‘Bio Inspecto’ me certifikatën ‘Bio Sweiss’.
Prodhimet e saj janë shumë të njohura jo vetëm në Shqipëri por më së shumti jashtë vendit për cilësinë e lartë të prodhimit bio.
Top Channel