Kampionati Kombëtar i Hipizmit
06/04/2013 00:00
Është zhvilluar gara e parë e Kampionatit Kombëtar të Hipizmit, ku morën pjresë 12 kalorës në dispilinën Xhamping.
Gjermani, i cili garon me pasaportë shqiptare, Oliver Garries me kalin e tij Kesh ishin fituesit në këtë kategori në 140 metra, duke ndalur kronometrin në kohën 53 sekonda.
Në vendin e dytë renditet Ema Qehajai, me kalin Skot, pasi ndali kronometrin në kohën 57 sekonda. Ema ndërkohë u rendit e para në kapërcimin e fuqisë pasi kaloi lartësinë 1.60 metra.
Të dy këta kalorës ishin nga Akademia e Hipizmit, që ishte një prej skuadrave pjesëmarrëse së bashku me Panton, Vllazninë dhe Bilali Klub. Më 12 maj do të zhvillohet gara e dytë e këtij kampionati në Divjakë.
Top Channel