Në vigjilje të takimit me Pescara-n, Antonio Conte nuk dëshiron të dëgjojë fjalë për një ndeshje të lehtë. “Vlen po 3 pikë, sa ajo kundër Interit, dua të rishoh shkumë nga goja”.
Pas humbjes me Bayern Munchen, tekniku fokusohet tek objektivi i bardhezinjve. “Titulli është e vetmja gjë që kemi në dorën tonë, nëse e fitojmë sërish do të ishte spektakolare. Gjërat e tjera (Champions) janë jo reale, ëndrra pothuajse të parealizueshme. Duhet të mbetemi të qetë, prezumimi të vret”.
Trajneri i Juves, pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, me gjermanët e Bayern, nënvizon me forcë ecurinë e skuadrës gjatë dy viteve të fundit.
“Nuk duhet të humbasim nga sytë realitetin, apo faktin që në pak muaj Juve ka fituar titullin, Superkupën, po luan në Champions dhe është sërish në vend të parë në kampionat. Juve, në ato pak muaj, është ringritur nga dy vende të shtata dhe nga një bombë, si ‘Calciopoli’. Këtë realitet nuk duhet ta harrojmë kurrë, mbi të gjithë tifozët. Kush mendon se fitoret arrihen nga sot nesër, do të thotë se nuk ka fituar asgjë në jetën e tij”, përfundoi ai.
Top Channel