Elbasan, mbyllet Maratona Rinore 2013

06/04/2013 00:00

Ka mbyllur siparin në teatrin Skampa Maratona Rinore 2013. Përvec paraqitjes dinjitoze të gjimnazistëve këtë vit është prezantuar në maratonë edhe Universiteti Aleksandër Xhuvani.

Shkollat u paraqitën me valle popullore, kërcime moderne, këngë, grimca humoristike, sfilata dhe recitime. Për orë të tëra publiku elbasans mirëpriti performancat e të rinjve.

Maratona Rinore zhvillohet cdo vit me mbështetjen e Bashkisë së Elbasanit, Drejtorisë Rajonale të Arsimit dhe Qendrës së Artit. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini tha se kjo maratonë shfaq vlerat e artistëve të ardhshëm duke i dhënë hov edhe jetës kulturore të qytetit.

Megjithë vështirësitë për përzgjedhjen e me të mirëve, juria vendosi që për kategorinë e këngës të vlerësojë me cmimin e parë nxënësen Eda Cerriku. Për këngën popullore u vlerësua Tatjona Kërçuku, cmimi i aktores më të mirë iu dha Era Kaçinakut dhe për humorin më të mirë u vlerësua shkolla “Dhaskal Todri”.

Top Channel