Tre ushtarë ndërkombëtarë të misionit ISAF dhe dy civilë afganë, punonjës të të njëjti mision, mbetën të vrarë si pasojë e një shpërthimi në një provincë jugore të Afganistanit.
Lajmi njoftohet nga vetë komanda e ISAF-it që saktëson se shpërthimi i një bombe artizanale shkaktoi edhe disa të plagosur në provincën e Helmandit.
Ende nuk është bërë e ditur kombësia e ushtarëve të vrarë, ndërkohë që NATO vazhdon misionin për transferimin e kompetencave të sigurisë tërësisht në duart e forcave afgane.
Deri më tani në shumë zona janë pikërisht këto të fundit që përgjigjen për sigurinë, ndërsa në zona të tjera ka ende prezencë ndërkombëtare. Aktualisht shpërbejnë rreth 100 mijë ushtarë ndërkombëtarë në Afganistan të cilët pritet të tërhiqen brenda vitit 2014, ashtu sikundër ka paralajmëruar presidenti Obama.
Top Channel