Topi: Drejt polit të tretë

05/04/2013 00:00

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e konsideroi seancën
parlamentare të një dite më parë, si degjenerim të politikës shqiptare.

“Vendi ka qeveri, por nuk ka qeverisje. Si në asnjë vend tjetër serioz demokratik, Qeveria i mbijetoi votimit parlamentar me tre vota nga opozita dhe si një valë shkarkimesh të qeverisjes po shkatërrojnë tërësisht integritetin e ekzekutivit dhe administrimin publik. Ne besojmë se vota e 23 qershorit do të shënojë ndarjen zyrtare me modelin korruptiv të Kryeministrit aktual, i cili për karrigen e tij, sakrifikoi të djathtën shqiptare”, tha Topi.

Bamir Topi denoi si te pamoralshme dhe tregues te mungeses se fizionomise dhe identitetit politik, koalicionin mes PS-së dhe LSI-së. Ai siguroi se partia e tij do te mbetet parti e parimeve, do te synoje krijimin e polit te trete ne politike me forca qe ndajne me FRD-ne te njejtat parime me te.

“Ne nuk do të lëvizim nga ky pozicion, që do të thotë edhe në mos pastë një pol të tretë të kompozuar nga disa parti, ne do të dalim të vetëm për të marrë pikërisht atë mbështetje që qytetarët shqiptarë e cojnë tek një model që është ndryshe nga modelet e vjetra”, tha Topi.

Aleanca me qytetaret, – tha Bamir Topi,- nuk eshte slogan per FRD-ne, por udheheqes i parimit te saj se interesat qytetare dhe kombetare jane te parat per kete force politike. Por Topi tha me garanci se do jete parti ne qeverisje pas 23 qershorit, e cila do te percaktoje modelin qeverises.

Top Channel