Në orët e para të punës si Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe
Energjetikës, Florion Mima firmosi marrëveshjen e palës pritëse për
projektin e gazsjellësit ‘Trans Adriatik’.
Për drejtorin e konsorciumit TAP, ky dokument rrit shanset që projekti që kalon nga Shqipëria të mund projektin rival ‘Nabuko’ në përzgjedhjen fituesit që do të bëhet në muajin qershor.
‘Kjo marrëveshje përcakton proceset kyce në zhvillimin e projektit të tilla si blerjes së tokave, procesi i lejeve, standardeve teknike, siguria standardeve mjedisore, sociale dhe zbatimi i standardeve te shëndetit dhe sigurisë’, thotë Kjetill Tungland.
“Eshtë firma ime e parë në këtë institucion dhe kjo më bën vërtet krenar, që kjo firmë përkthehet në miliarda dollarë investime të drejtpërdrejta ose indirekte, në mbi 20 mijë vende pune, në më shumë të ardhura dhe në jetë më të begatë për qytetarët shqiptarë”,tha ministri Mima.
Me një vlerë prej 1 mld eurosh, projekti ‘Trans Adriatik’ mund të jetë një nga investimet e huaja më të mëdha në Shqipëri, duke shndërruar këtë të fundit në nyje nevralgjike të shpërndarjes së gazit të Kaspikut dhe Azisë Qëndrore drejt Evropës Perëndimore.
Top Channel