Pranga dy klandestinëve sirianë
05/04/2013 00:00
Dy shtetas sirianë janë arrestuar nga policia shqiptare. Një 19-vjeçar u
kap në mesnatë në portin e Durrësit sepse kërkonte të kalonte në Itali
me dokmenta rumune të falsifikuara.
Nje tjetër klandestin sirian është kapur nga policia e Gjirokastrës sepse ai kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka vjedhur me thyerje një lokal në Subash, buzë rrugës nacionale Gjirokastër- Subash.
Siriani kishte marre pije, cigare dhe disa ushqime per te vijuar rrugëtimin per ne Malin e Zi.
Top Channel