I paralizuar nga lufta, Mostari i Bosnje-Hercegovinës ka arritur që të rindërtohet pak nga pak përgjatë viteve siç tregojnë këto foto.

Mostari ka qenë qyteti më i bombarduar boshnjak gjatë konfliktit të viteve 1992-1995, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Infrastruktura e këtij qyteti pothuajse u rrënua plotësisht nga sulmet ajrore. Qyteti i vjetër nuk është më, ura Stari Most, që njihej si zemra arkitekturore e qytetit, u shkatërrua për tu rindërtuar vetëm në vitin 2004.

Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy dekada, Bosnja vazhdon të jetë e përçarë. Tre grupe etnike kryesore përbëjnë vendin: myslimanët boshnjakë, kroatët dhe serbët.

Rreth 100 000 persona humbën jetën nga lufta dhe 2 milionë të tjerë u larguan nga banesat e tyre gjatë spastrimit etnik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA