Rritja e gazeve serrë, po ndikon në rritjen e nivelit të detit dhe në
shkrirjen e akullnajave.Prishja e këtyre ekuilibrave natyralë të
planetit po ndikon në ndryshimin e klimës.
Në Shqipëri, kemi rritje të temperaturave mesatare vjetore, por edhe humbje në sipërfaqe tokësore dhe ulje të cilësisë së nivelit të jetesës në zonat e banuara.
“Zbatimi i masave adoptuese ndaj ndryshimeve klimatike në mënyrë të vecantë në zonën e ulët bregdetare për zhdukjen e impakteve të klimës që kanë të bëjnë me humbjen e sipërfaqeve tokësore, dëmtimin e habitateve, varfërimin e biodiversitetit dhe presion në uljen e cilësisë dhe nivelit të jetesës në zonat e banuara”, u shpreh ministri i Mjedisit Fatmir Mediu.
Klima dhe kapricot e saj, po ndikojne edhe ne ekonomine e shume vendeve te Europes.Pas nje dimri te ashper, kemi mot te nxehte, e te thate, çka ben qe dritherat te vyshken ne ara, duke ulur prodhimin dhe duke varferuar popullaten.
Deri ne vitin 2025 klima vazhdon te ndryshojë, duke bere dimrat me te bute dhe verat te gjata e te thata. Ballkani dhe Europa Qendrore rrezikon te kthehen ne zona gjysme shkretinore, duke rrezikuar ndjeshem prodhimin e dritherave, por edhe ate bujqesore.
Top Channel