MotoGP, gati për start në Katar

05/04/2013 04:00

MotoGP ka zhvilluar provat e para të lira për sezonin e ri, duke ndezur dritat në Katar, gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Ka qenë pikërisht Jorge Lorenzo, kampioni në fuqi i botës me Yamaha, ai që u është imponuar rivalëve me kohën më të mirë 1:56.685, duke lënë pas Crutchloë (M1) me +0.058 dhe Rossi-n me +0.071.

Pas tyre renditen Marquez (Honda), Dovizioso (Ducati) dhe një trio-ja tjetër e Hondës, Bautista, Bradl e Pedrosa. Espargaro me CRT befason Hayden, duke zënë vendin e 9-të, teksa më pas radha vazhdon me Smith, Iannone dhe Spies.

Duke zënë vendin e parë në fillim, të cilin e mbajti për një pjesë të mirë të provave, Rossi nis kështu “jetën e dytë” me Yamaha-n, duke shpresuar të rishfaqë edhe njëherë aftësitë e tij të shkëlqyera në botën e motorrave, pas eksperiencës me Ducati-n.

Në provat e lira dominon Yamaha, me 3 vendet e para të Lorenzo-s, Crutchlow dhe Rossi-t, teksa i dyti pritet të tregojë se nuk është rastësisht në vijën e parë të nisjes. E megjithatë, shpejtësinë maksimale, nga të tre, e ka arritur vetëm kampioni i botës në fuqi: 341,7 km/h, kundrejt 338 km/h të dyshes ndjekëse.

Nuk kanë mjaftuar 344,7 km/h për Marquez-in me RC213V, që nuk arrin të bëjë më shumë se sa vendi i katërt dhe thjesht një afrim me Yamaha-t.

Gara e parë e botërorit të MotoGP do të zhvillohet në Katar, të dielën më 7 prill, ora 21:00, ndërsa provat zyrtare të shtunën më 6 prill, ora 20:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA