Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës është e qetë, por jo e qëndrueshme, kanë vlerësuan zyrtarët vendorë dhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë.

Sipas raportimeve të “REL”, ata morën pjesë në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

“Incidentet e shpeshta në veri dhe provokimet e strukturave ilegale serbe janë duke e mbajtur situatën të tensionuar”, ka deklaruar drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Mitrovicës, Behxhet Bala.

Natën që kaloi në veri të Kosovës u dogjën dy vetura dhe një kamion, për fat të mirë pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Burime të cituara nga agjencia “Kosovapress” bënë me dije se një prej veturave ishte pronë e dekanit të një prej fakulteteve në veri të Mitrovicës, të cilës iu vu zjarri në oborrin e spitalit.

Ndërsa kamioni i përkiste kompanisë “Trepça”, në parkingun e kësaj të fundit në Zveçan. Zjarrvëniet, sipas burimeve, ndodhën rreth orës 02:00 dhe 02:30 të mëngjesit të së premtes.

Zjarrvëniet dhe sulmet me granata janë kthyer tashmë në një rutinë në zonat veriore të Kosovës, duke pasur zakonisht motive etnike, por jo vetëm.

Ndërkaq, Policia e Kosovës thotë se po i heton ngjarjet, por duket e pafuqishme për të frenuar fenomenin, i nxitur nga strukturat ilegale serbe, nën ndikimin e Beogradit.

Vulin: Nuk i largojmë strukturat

Serbia nuk do t’i largojë strukturat e veta, të cilat janë përkujdesur për mbetjen e serbëve në Kosovë. Kështu ka thënë i ashtuquajtur Drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin në një takim që ka mbajtur me banorët serbë të fshatit Syriganë dhe Banjë të komunës së Skënderajt.

Gjatë këtij takimi banorët janë ankuar për mungesë të kushteve për jetesë, madje disa prej tyre ka thënë se kryeministri dhe zëvëndëskryeministri i Serbisë nuk duhet të bien në gjunjë para bashkësisë ndërkombëtare.

Por, sipas zyrtarit nga Beogradi, duhet të ndihen krenarë për njerëzit që udhëheqin Serbinë. Po ashtu, Vulin ka vizituar edhe disa lokalitete tjera të banuara me serbë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA