Milan, Nocerino mendon largimin
05/04/2013 12:25
Nocerino është i pakënaqur me situatën e tij tek Milani.
Pas një sezoni të parë me fanellën kuqezi si protagonist, mesfushori italian e ka parë veten në pankinë në shumicën e takimeve të këtij sezoni dhe tashmë po mendon për largimin nga ekipi i drejtuar nga Allegri.
“Jam 28 vjeç dhe vitin e ardhshëm luhet botërori. Dua të jem pjesë e kombëtares dhe për këtë arsye duhet të luaj më shumë. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme tani është kualifikimi në Ligën e Kampioneve për vitin e ardhshëm”, u shpreh Nocerino.
“Nëse do të zëmë vendin e dytë ose të tretë do të ishte e mrekullueshme sepse ashtu siç e nisëm sezonin, askush nuk do të vinte bast për ne”, shtoi mesfushori nga Napoli.
Top Channel