
Shkuesia ka qene nje tradite zakonore shume e perhapur ne te gjithe Shqiperine para Luftes se Dyte Botërore.
Perzgjedhja e çifteve ne martese behej nga nje i trete, i cili quhet shkuesi ose mblesi, dhe ishin familjet ato qe duhet te jepnin pelqimin per kete bashkim.
Vendimi i djalit dhe vajzes thuajse nuk merrej kurre ne konsiderate. Por, forma me ekstreme e martesave me shkuesi kane qene fejesat ne djep, nje tradite kjo shume e perhapur ne zonat veriore, por jo vetem.
Kjo nenkuptonte qe familjet shpallin fejese sapo femijet e tyre lindnin dhe kjo kishte nje qellim: “Te forconte lidhjet krahinore midis fisesh”.
Kishte nje ritual te tere traditash qe shoqeronin nje shkuesi. Familja e djalit çonte fjale tek te afermit e vajzes dhe kesaj i lihej kohe te studionte familjen kerkuese dhe kandidatin per dhender.
Pas ketij afati ajo duhet te jepte pergjigjie per bashkimin ose jo te çiftit te ri. Keto ndermjetesime realizoheshin nga njerez te cilet zoteronin aftesi komunikimi dhe qe kishin besueshmeri dhe reputacion te mire tek palet.
Shkuesia nuk konsiderohej nje zanat, megjithate sipas riteve per mblesërinë parashikohej nje shperblim ne rastin e lidhjes me martese.
Pas viteve 60, regjimi komunist beri nje propagande per minimizimin e martesave me shkuesi. Ajo duhet te ishte nje bashkim i bere me pelqimin e vete djalit dhe vajzes. Dhe ne kete periudhe pati nje bum te martesave me lidhje dashurie.
Megjithate, duket si nje dukuri primitive dhe shume zakonore, por ne fakt, mbleseria edhe sot eshte nje praktike shume e perhapur per bashkimin e çifteve, veçse me forma shume me te modernizuara.
Rralle ndodh qe te rinjte te japin fjalen pa pelqimin reciprok per njeri – tjetrin, e perpos ketyre shkuesite edhe sot konsederohen shpetimtare per shume vajza qe jetojne ne zona te izoluara dhe te thella, ku te rinjte kane emigruar dhe fshati popullohet me se shumti nga te moshuarit.
Megjithese martesat jane bere gjithmone e me homogjene pas viteve ’90, djemte shqiptare te emigruar vazhdojne te kerkojne ndermjetesime per lidhje martesore me vajza nga vendi i tyre.
Por, ne ditet e sotme, megjithese akoma i paragjykuar, mbleserimi realizohet ne forma shume me te perparuara se dikur. Perpos dashurise, ekziston gjithmone nje person i mesem qe ndermjeteson njohjen ne cift.
Top Channel