Conte pranon: Bayern, shumë më i fortë se ne

03/04/2013 00:00

“Bayern është skuadra më e fortë me të cilën jemi përballur këtë sezon. Duhet të tregohemi të ndershëm dhe ta pranojmë epërsinë e kundërshtarit.”

Këto janë fjalët e Antonio Conte pas humbjes së Juventusit me rezultatin 2-0 në ‘Allianz Arena’ ndaj Bayern Munchen. Trajneri i Juventusit nuk kërkon justifikime dhe shton se kualifikimi tani është shumë i vështirë për bardhezinjtë.

“E dimë që futbolli është i paparashikueshëm, por kalimi i turit është shumë, shumë i vështirë sepse përveç rezultatit negativ, përballë kemi një skuadër të fortë. Kjo përballje do të na shërbejë për eksperiencë dhe për të kuptuar se ku jemi dhe ku duhet të përmirësohemi”, deklaroi Conte.

Trajneri italian shpjegon edhe vështirësitë që hasi Juventusi: “Bayern ushtroi shumë presion ndaj Pirlos dhe në dyluftime na mundën pothuajse gjithmonë. Nuk fajësoj askënd nga lojtarët. Kemi 16 muaj që kemi nisur punën për një projekt të ri dhe fakti që luajmë ndaj skuadrave si Bayern Munchen sot, na bën të ndihemi krenarë.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta