
Serbët e Kosovës druhen se qeveria e Serbisë do t’i braktisë për hir të
marrëveshjes me BE-në dhe tërheqin vëmendjen se bashkimi i Mitrovicës
mund të sjellë shpërngulje dhe protesta masive.
Kështu shkruan në numrin e sotëm të saj gazeta “Washington Post”, e cila citon banorë serbë që thonë se nuk do të pranojnë kurrë të integrohen në institucionet e Kosovës.
Madje, ata paralajmërojnë se, nëse Serbia heq dorë nga veriu, atëherë do të krijojnë vetë një asociacion komunash serbe dhe do ta shpallin atë si pjesë të Serbisë.
Gazeta prestigjoze amerikane shkruan edhe për vizitën e kryeministrit kosovar Hashim Thaçi në Mitrovicë dhe vizitën e tij në një familje që kishte ndërtuar shtëpinë.
Sipas “WP”, Thaçi u bëri thirrje serbëve që të pranojnë marrëveshjen që u jep më shumë të drejta, por jo autonomi.
Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve “Reuters” vlerëson se bisedimet janë në rrugën e duhur dhe mund të çojnë drejt fundit të ndarjes etnike, të paktën në letër.
“Ka një vetëdije të politikës së Beogradit rreth pavarësisë së Kosovës, por edhe të qytetarëve serbë, 63 për qind e të cilëve pranojnë se Kosova është de fakto e pavarur.
Top Channel