SHBA-Kubë, “luftë” edhe për purot

02/04/2013 00:00

Sikur të mos mjaftonte embargo, qindra atentatet e dështuara ndaj Fidel Kastros, Shtetet e Bashkuara dhe Kuba janë përfshirë në një tjetër konflikt…në atë të të drejtës për prodhimin e purove “Cohiba”.

Havana reagoi ashpër ndaj vendimit të një gjykata amerikane që autorizoi kompaninë e prodhimit të cigareve “General Tobacco Co.” se mund të shesë në tregun amerikan e markën e njohur të purove që vetë kompania i prodhon në Republikën Domenikane.

“Është vjedhja e radhës e Uashingtonit. Purot ‘Cohiba’ janë një produkt i patjetërsueshëm kuban”, thuhet në reagimin e zyrtarëve në Kubë.

Ndërkohë, gjykatat amerikane argumentojnë se për shkak të embargos të vendosur ndaj Kubës, ishte e detyruar të mbërrinte në një vendim të tillë për të mos privuar tregun nga produkte të tilla.

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba prej dekadash ndodhen në konflikte të ashpra diplomatike, të cilat kulmuan në vitet 1960, në atë që njihet “kriza e raketave”, kur ish-Bashkimi Sovjetik u përpoq të instalonte raketa me rreze të gjatë veprimi pranë kufijve amerikanë. 

Top Channel