Një zjarr i rënë mbrëmjen e së hënës në veri të Mitrovicës ka djegur tërësisht zyrat e Iniciativës Qytetare, lëvizje e udhëhequr nga politikani serb Oliver Ivanoviç.

Zjarri ka rënë rreth orës 23:00, për fat të mirë pa shkaktuar dëme në njerëz po vetëm të tipit material. Ndërkohë që vetë Ivanoviç e ka cilësuar ngjarjen si tërësisht të motivuar politikisht.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, hetuesit kanë konstatuar se kemi të bëjmë me zjarrëvenie të qëllimshme. Kjo, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur një shishe me lëndë djegëse dhe një palë shkallë të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Ivanoviç ka qenë zëri i qeverisë së Serbisë në Kosovë dhe së fundmi emri i tij është lakuar si personi që mund të marrë titullin e perfaqësuesit të Serbisë në Prishtinë, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Top Channel