Kryetari i partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është më një qytetar nderi i Tetovës.

Lajmi u raportua nga Agjensia Serbe e Lajmeve “Tanjug”, e cila iu referua një vendimi të shpallur në fletoren zyrtare të shtetasit maqedonas.

Në vendimin në fjalë, autoritetet qëndrore anullojnë vendimin e marrë nga Bashkia e Tetovës, më parë gjatë vitit, për të nderuar ish-komandantin e lartë të UÇK-së, për rolin e luajtur në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe promovimin e kauzës shqiptare.

Sipas “Tanjug”, Inspektoriati Shtetëror në Maqedoni vendosi për anullimin e vendimit të autoriteteve lokale, të shpallur të jashtëligjshëm, pasi këshilltarët bashkiakë maqedonas të Tetovës nuk kishin votuar propozimin e kryetarit të Bashkisë, Sadi Bexhetit.

Haradinaj u nderua nga Tetova në datën 31 janar, në një ceremoni të zhvilluar në sheshin qëndror të qytetit, ku lideri i AAK-së u brohorit nga mijëra banorë shqiptarë.

Top Channel