
Kryeministri Sali Berisha e ka pritur me qetësi largimin e Ilir Metës nga koalicioni qeveritar dhe bashkimin e tij me Edi Ramën në koalicionin opozitar, duke e konsideruar të padëmshëm largimin.
Megjithëse LSI, ende nuk ka pranuar publikisht ftesën zyrtare të Partisë Socialiste, zoti Berisha beson se kjo do të ndodhë, edhe pse largimi në këtë kohe nuk e respekton kontratën e bashkëqeverisjes.
“Nuk them se koha, që u përzgjodh nga LSI-ja, ishte në përputhje me marrëveshjen, por, nga ana tjetër, ishte krejtësisht e padëmshme, pa pasoja”, tha Berisha.
Përse kryeministri, të cilit zyrtarisht i kanë mbetur 69 vota, thotë se ky largim ishte pa pasoja? Sepse Sali Berisha duket se ka krijuar një mazhorancë tjetër në parlament dhe kjo i lejon zëvendësimin e ministrave të LSI-së me ministrat e tij.
“Mazhoranca ekziston në parlament dhe gjithçka do të ecë në përputhje me kushtetutën”, shtoi kryeministri më tej.
Për të bërë mazhorancën në parlament, pa LSI-në dhe pa FRD-në, kjo do të thotë se kryeministri ka gjetur në parlament të paktën 2 vota jashtë koalicionit qeveritar. Cilët janë ata?
“Ju lutem kini durim. Të mos paragjykojmë votën. I ka të parashkuara kushtetuta të gjitha rregullat, që qeveritarët janë të detyruar ta bëjnë mbështetjen e tyre transparente në parlament. Bëhet me butona. Është votë e hapur”, deklaroi Berisha.
Kryeministri tha se nuk do të qëndronte asnjë moment me një qeveri pakice dhe se këtë mazhorancë të re në parlament e ka siguruar, që vendi të mos shkonte në zgjedhje të parakoshme, të cilat nuk do t’u jepnin mundësi partnerëve ndërkombëtarë të monitoronin në masë zgjedhjet. Po qeveria teknike? Sipas tij kjo ishte një ide e dështuar e Edi Ramës.
“Zoti Rama humbi përsëri, por kjo është mjeshtëria e tij. Humbja është arti i tij. Ai, meqë nuk bëhet dot vetë kryeministër, nuk do që të jem unë, por ja që unë jam dhe do të jem”, u shpreh Berisha.
Me ikjen e LSI-së nga qeveria do të thotë, që edhe postet drejtuese, pjesë e 20 përqindëshit të ndarjes së pushtetit me Partinë Demokratike, nuk do t’í ketë më, nëse ata nuk kanë statusin e nëpunësit civil.
“Ministrat e rinj do të kenë të drejtë të plotë për të patur ekipin, që përzgjedhin ata vetë, dhe ekipi, përveç zv/ministrit, që emërohet nga Këshilli i Ministrave, të tjerët janë të gjithë autoritet i ministrit. Kështu që, rrregullat janë shumë të kthjellëta në këtë administratë”, shtoi më tej kryeministri.
Kryeminitri Berisha ishte i bindur në një fitore të zgjedhjeve të 23 qershorit me një koalicion të qendrës së djathtë, i cili, sipas tij, mbështetet nga shumica e shqiptarëve.
“Populli shqiptar, 53.7 përqind e tij, e ka shpallur veten si të djathtë. Ndjehem i privilegjuar për t’u udhëhequr prej tyre dhe për t’i udhëhequr ata drejt një mandati të ri”, përfundoi Berisha.
Deklarata e postuar në Facebook
Kryeministri Sali Berisha ishte i pari nga politikanët që konfirmoi lajmin e largimit të Ilir Metës nga koalicioni qeveritar.
“Një debat i gjërë ka shpërthyer lidhur me njoftimet së LSI do të vendosë të lërë qeverinë. Qendrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar se çdo forcë politike bën zgjedhjen që dëshiron. Natyrisht për mua, qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe më të mëdha në periudhë elektorale.
Me këtë rast dua të siguroj zgjedhësit se asgjë nuk do të cënojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit. Se dyti, dua të garantoj qytetarët se Kushtetuta e vendit ka të gjitha përcaktimet e qarta për zgjidhje plotësisht kushtetuese të çdo problemi institucional dhe se ajo do të respektohet me rigorozitet në frymën dhe germën e saj. Unë mbetem totalisht i përkushtuar të punoj me të gjithë energjitë e mia, në interesin më të mirë të qytetarëve dhe të vendit”, shkruan kryeministri.
Pothuajse nje muaj me pare, ne nje bashkebisedim me gazetaret, kur u pyet per LSI-ne, Kryeministri Berisha besonte se aritmetika me e mire elektorale per Ilir Meten ishte dilte ne zgjedhje jashte koalicioneve parazgjedhore me Partine Demokratike apo me Partine Socialiste.
“Tani, nëse unë do të isha në vend të kryetarit të LSI-së, çka nuk jam, unë pa mëdyshje së pari do të vija interesin e vendit dhe interesi i vendit është ky: LSI si parti e tretë do të qeverisë me forcën politike që mund të krijojë Qeverinë. Trashëgiminë e qeverisjes e ka me PD-në. Me PS-në dihet sesi është, dihen marrëdhëniet me Edi Ramën janë gjithnjë marrëdhënie të karakterizuara nga një pabesi ekstreme e tij”, pati deklaruar Berisha më 7 mars.
Por tani qe marreveshja per koalicion parazgjedhor mes PS-se dhe LSI-se pritet vetem te zyrtarizohet dhe kur jane hapur disa skenare per te ardhmen e Qeverise se Kryeministrit Berisha, skenare qe perfshijne qe nga mocioni i mosbesimit i PS-së dhe LSI-së, deri tek mocioni i besimit, qe mund ta beje vete Kryeministri apo tek shkarkimi i ministrave te LSI-se dhe votimi i ministrave te rinj, Sali Berisha ne statusin e tij ne Facebook le te kuptohet se po i ben ose i ka bere te gjitha keto llogari.
Kryeministri, i cili garanton qytetaret se mbetet i perkushtuar te punoje ne interesin me te mire te vendit, thote se Kushtetuta ka te gjitha percaktimet e qarta per zgjidhje plotesisht kushtetuese te çdo problemi institucional dhe se ajo do te respektohet me rigorozitet.
Kushtetutes iu referua edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kur u pyet nga gazetaret ne Shkoder për largimin e Ilir Metes nga Qeveria dhe bashkimin me Edi Ramen. Zonja Topalli, e cila ka deklaruar rreth nje muaj me pare, se PD mund t’i fitoje zgjedhjet edhe pa LSI-ne, ishte ne Shkoder ne ceremonine e perkujtimit te deshmoreve te 2 prillit 1991.
“Cdo forcë politike është e lirë për të bërë zgjedhjet e veta. Unë jam shumë optimiste për të ardhmen. Kushtetuta do të zbatohet pikë për pikë dhe për fat Edi Rama e ka bërë atë më të fortë”, tha Topalli.
Top Channel